Përfaqësuesi i Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin të enjten do të qëndroj për vizitë zyrtare në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.
Ndonëse atë e presin një seri takimesh, ende nuk dihet se me kënd nga liderët shtetëror do ta takoj.
“Manuel Sarrazin, përfaqësuesi special i Qeverisë Federale për vendet e Ballkanit Perëndimor do të vizitojë Kosovën. Pas takimeve zyrtare, ai do të mbajë një konferencë për media para nisjes”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane të publikuar të mërkurën.
Më tej thuhet se konferenca e tij për media do të mbahet në orën 18:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. / Gazeta Enigma.