“Direkt Qeveria e Serbisë me Vuçiqin ia ndaluan Kosovës pjesëmarrjen në Botëror”

“Direkt Qeveria e Serbisë me Vuçiqin ia ndaluan Kosovës pjesëmarrjen në Botëror”

Ekipi i Kosovës në boks sot nuk u lejua të hyjë në territorin e Serbisë me simbolet e shtetit, duke u ndaluar në kufi.

Delegacioni i Kosovës ishte nisur për në Beograd, ku duhej të merrte pjesë në Kampionatin Botëror të boksit amator, që fillon nesër.

Lidhur me këtë çështje reagoi edhe Federata Ndërkombëtare e Boksit, AIBA me një letër drejtuar Federatës serbe të boksit, e më pas edhe me komunikatë zyrtare për media, duke kërkuar që Kosova të trajtohet njëjtë sikur vendet tjera.

Sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli deklaroi se Qeveria e Serbisë ia ndaloi pjesëmarrjen.

“Direkt Qeveria e Serbisë me Vuçiqin na kanë ndaluar pjesëmarjen”, u shpreh Demolli.

Stafi i Ekipit Kombëtarë të boksit amatorë që nuk u lejua të hyjë në Serbi me simbole të Kosovës për pjesëmarrje në botërorin e boksit amatorë.

Delegacioni i Kosovës ende po pret një përgjigje definitive, teksa Demolli shprehet se janë të gatshëm të nisen kurdo.

“Po presim, ne jemi gati kurdoherë të nisemi”, theksoi ai.

Kujtojmë se Kampionati Botëror i boksit amator fillon nesër dhe zhvillohet në Beograd, teksa Kosova në rast të lejimit do të paraqitet me tre boksierë.

Related Articles