Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, ka kaluar në gjysmëfinale të Grand Slamit të Parisit.
Krasniqi në luftën e dytë ka triumfuar ndaj xhudistes nga Britania e Madhe, Chelsie Giles duke e mposhtur me Ëaza – ari.
Distria ishte më e mirë në këtë ballafaqim, i cili zgjati 6 minuta e 26 sekonda.
Krasniqi e nisi në mënyrë impresive paraqitjen në garën e famshme, Grand Slamin e Parisit.
Mposhti francezen Anais Mosdier pas 1.42 minuta luftë, me hedhje shumë të bukur për “Ippon”.
Krasniqi e fitoi medaljen e artë olimpike në kategorinë deri në 48 kilogramë. Tani garon në kategorinë deri 52 kg.