Xhudistes nga Kosova, Distria Krasniqi, iu është dhënë medalja e Argjendtë, pas shkuarjes deri në finale të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, në kategorinë deri në 48 kilogram në xhudo.
Në podium u shfaq një Distri shumë e emocionuar, ndërkohë që lart u ngrit flamuri i Kosovës, bashkë me të Uzbekistanit, Brazilit e Francës. /Gazeta Enigma