Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë sot (e martë) në udhëtim te Hungaria, ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars.
Pas ndeshjes me Armeninë, ku Dardanët fituan me rezultat 0-1, tani radha është për miqësoren e radhës.
Kosova do të luajë ndaj Hungarisë në ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Puskas Arena”, me fillim nga ora 19:00.
Kjo do të jetë miqësorja e dytë nën drejtimin e gjermanit Franco Foda, i cili duket se ka sjell një frymë të re të punës dhe angazhimit.
Në këtë ndeshje, Foda nuk pritet të bëjë shumë ndryshime nga ndeshja e parë, me vetëm Amir Rrahmanin që e ka të sigurt rikthimin në formacion.