Dita kombëtare e personave të zhdukur: Në ora 20:30 në nderim të tyre ndalen dritat për 5 minuta

Dita kombëtare e personave të zhdukur: Në ora 20:30 në nderim të tyre ndalen dritat për 5 minuta

Kosova shënon sot Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur, ndërkaq edhe pas 24 vjet pas lufte ende nuk dihet asgjë për fatin e 1621 personave të zhdukur me dhunë nga forcat serbe.

Në Kosovë sot me rastin e shënimit të kësaj dite do të ketë disa aktivitete.

Forumi Civil Peace Service në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që për të shënuar Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur, më 27 prill në ora 20:30, t’i ndalin dritat nëpër shtëpitë apo banesat e tyre për 5 minuta.

Ndërkaq, për të shënuar këtë ditë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot gjatë ditës bën homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

Edhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) përmes një aktiviteti shënon Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur.

Related Articles