Ditë e re – dështim i ri i Kuvendit të Kosovës

Ditë e re – dështim i ri i Kuvendit të Kosovës

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës nuk përfundoi ndryshe nga herët e kaluara, raporton Gazeta Enigma.

Për të 50-tën herë deputetët dështuan ta konstituojnë Kuvendit e Kosovës.

Sërish LVV-ja tentoi që përmes votimit të fshehtë të votohej kandidati për kryeparlamentar, teksa kjo gjë nuk u përkrah nga partitë opozitare.

Për zgjedhjen e kryeparlamentarit me votim të fshehtë votuan 53 deputet.

Seanca u ndërpre, për të vazhduar më 23 korrik në orën 11:00 / Gazeta Enigma.

Related Articles