“Ditë e re, nafakë e re”, Peci: Nuk e ndryshojmë emrin e Haxhiut

“Ditë e re, nafakë e re”, Peci: Nuk e ndryshojmë emrin e Haxhiut

Ministri në detyrë Faton Peci, është deklaruar se LVV-ja nuk ka lëvizur nga qëndrimet e veta, duke theksuar se Albulena Haxhiu sërish do propozohet si kandidate për kryeparlamentare, raporton Gazeta Enigma.

“Ditë e re, nafakë e re. Nuk ndryshon Albulena Haxhiu si kandidate për kryeparlamentare”, theksoi Peci.

Të njëjtin qëndrim e pati edhe deputeti i kësaj partie, Dimal Basha, i cili theksoi se “Është e ulët të thuhet se Albulena është përçarëse. Nuk e ka asnjë njollë në punën e saj të ndershme”. / Gazeta Enigma.

LEXO EDHE: Haxhiu për kritikat ndaj saj: Në politikë nuk jemi të na duan opozita, ose ne t’i duam ata

Related Articles