Ukë Rugova, djali i Presidentit Ibrahim Rugova, së bashku me gruan e tij kanë marrë sot zyrtarisht shtetësinë shqiptare.
Lajmin e bëri të ditur kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, i cili përmes një shkrimi në Facebook tha se është shumë i lumtur që djali i presidentit Rugova së bashku me gruan e tij morën shtetësinë shqiptare.
“Jam shumë i lumtur ???? që Ukë Rugova, djali i Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe bashkëshortja e tij, Blerta, morën zyrtarisht edhe shtetësinë shqiptare, në këtë ceremoni të veçantë betimi.
Amaneti i të parëve tanë na thërret të punojmë për progresin e kombit shqiptar!”, thuhet në postimin e tij.
Postimi: