Djelmoshat tanë pas fitores në Gjeorgji nisen për në Kosovë: Kthehemi fitimtarë!

Djelmoshat tanë pas fitores në Gjeorgji nisen për në Kosovë: Kthehemi fitimtarë!

Kosova ka marr një fitore shumë të rëndësishme si mysafir ndaj Gjeorgjisë me rezultat 1-0, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.



Goli i vetëm i këtij takimi erdhi në minutën e 19-të, ku pas një aksioni të zgjatur djelmoshat tanë gjetën epërsinë.

Një harkim në zonë i Valon Berishës gjen Vedat Muriqin që godet me kokë, por topi devijohet nga Davit Khocholava për 1-0.

Pas kësaj fitoreje Kosova ngjitet në vendin e tretë në grup me tre pikë, derisa Gjeorgjia mbetet në vendin e fundit me një pikë.

Djelmoshat menjëherë pas ndeshjes janë nisur për në Kosovë, ku e dëshmon edhe foto e publikuar nga FFK, ku shihen lojtarët me kryetarin Agim Ademi dhe kryetarin e Dardanëve, Lulzim Berisha.

Kosova ndeshjen tjetër e zhvillon të dielën më 5 shtator në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku do të përballet me Greqinë. 

Related Articles