Kombëtarja shqiptare është afër një tjetër ëndrre të madhe, drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.
Shumë futbollistë nga Kosova janë bërë ‘heronj’ të ri në ekipin e ‘shqiponjave’, teksa shumë prej tyre kanë qenë pjesë e moshave të Kosovës, shkruan Gazeta “Enigma”.
I fundit që ka ndezur ‘shkëndijat’ është sulmuesi gjilanas Mirlind Daku. I njëjti ishte pjesë e moshave U21 të Kosovës, madje titullar i padiskutueshëm nën urdhërat e trajnerit Rafet Prekazi.
Në fakt Prekazi kishte ndërtuar një ekip të frikshëm, pasi që pjesë e ekipit ishin edhe Ardian Ismajli dhe Arbnor Muja, që të dy tani pjesë e ekipit kombëtar shqiptar.
Ismajl Beka është futbollisti i fundit që debutoi për Kosovën nga ekipi i të rinjëve të përzgjedhur nga Rafet Prekazi.
Kjo e dëshmon më së miri punën e madhe të ish-selektorit Prekazi dhe stafit të tij.
Ish-futbollistët e Prekazit janë në ekipet kombëtare, një pjesë e tyre tashmë edhe te kombëtarja shqiptare.
/Gazeta Enigma/