Serbi do të mungojë në Masters 1000 në Kanada pasi që ai ende nuk ka pranuar që ta marrë vaksinën kundër Covid-19
Novak Djokovic nuk do të luajë në Canadian Open, i cili fillon nga 4 gushti deri më 14 në Montreal.
Derisa Tennis Canada nuk raporton për arsyet e kësaj tërheqje, besohet se ajo lidhet me faktin që Djokovic mbetet i pavaksinuar kundër Covid-19 dhe Kanada kërkon që të gjithë të huajte që vinë në vend duhet të jenë të vaksinuar për t’ju shmangur karantinës 14 ditore.
Javën e kaluar, Djokovic tha në llogarinë e tij në Twitter që ai beson se do të mund të luajë në US Open, i cili zhvillohet në New York prej 29 gushtit deri më 11 shtator.
Por SHBA për momentin kërkon që njerëzit që shkojnë në këtë vend të jenë të vaksinuar kundër koronavirusit, kështu që pjesëmarrja e vendit të gjashtë në botë nuk është e garantuar.
Djokovic vazhdimisht ka thënë së ai nuk do të vaksinohet kundër koronavirusit.
Pasi fitoi Wimbledonin, Djokovic ka ritheksuar se ai nuk do të vaksinohet në mënyrë që të marrë pjesë në US Open dhe turne të tjerë.
“Personalisht, nuk kam ndonjë shpresë. Nuk besoj që Biden do të ndryshojë rregullat e tij para se të fillojë turneu”, tha trajneri i Djokovic, Goran Ivanesic.
Ivanesic e cilëson këtë politikë të pakuptimtë
“Nëse jeni i vaksinuar por pozitiv ju mund të hyni në SHBA, por ju do të refuzoheni të hyni nëse nuk jeni i vaksinuar dhe jeni negativ”, tha Ivanesic.
“Ka shumë politikë në botën e sportit”.
Djokovic deri me tani mund të mos luajë as në Kanada e as në SHBA, kështu që ai mund t’i rikthehet fushës në shtator kur luhet për Davis Cup në Valencia.