“Do ta marrësh një plumb në kokë” – Këcënohet me jetë Kryetari i Zubin Potokut nga një “oficer i MUP-it”

“Do ta marrësh një plumb në kokë” – Këcënohet me jetë Kryetari i Zubin Potokut nga një “oficer i MUP-it”


Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka bërë të ditur se është kërcënuar me jetë, raporton Gazeta Enigma.

Madje ai thotë se kjo nuk është hera e parë që ai është kërcënuar,

Kërcënimi i është bërë nga një person me emrin Stefan Markov i cili paraqitet të jetë “oficer i MUP-it të Serbisë i angazhuar në Kosovë”

“Jam duke u kërcënuar  dy herë brenda tre muajve të fundit nga i njëjti profil i një terroristi që paraqitet të jetë një Oficer i MUP-it të Serbisë i angazhuar në R.Kosovës. Herën e parë me 31 Maj. Dhe tani me 2 Shtator Përgjigjja e ime është: Këtu jam dhe këtu do të jem Dem Baba Dem”, ka shkruar Zeqiri në profilin e tij në “Facebook”.

“Do të marrësh plumbin, edhe pak, kush të ftoi në festimin e maturës, o bandë terroriste okupatore, e kam mbajtur mirë në mend turirin tënd”, janë mesazhet që ka pranuar kryetari.

Personi në fjalë i ka dërguar edhe fotografi ku shihet heroi kombëtar Adem Jashari pak momente pas vrasjes. / Gazeta Enigma.

Related Articles