Dogana e Kosovës njofton se ka parandaluar një tentim kontrabandimi me medikamente nga Shqipëria.
Sipas njoftimit, njësitet anti-kontrabandë kanë selektuar për kontroll në vijën e dytë një autobus të linjës Tiranë-Prishtinë me dyshimin se barte mallrat të kontrabanduara.
“Njësit e Doganës së Kosovës gjatë një operacioni mbrëmë në pikë-kalimin kufitar të Vërmicës kanë parandaluar një tentim kontrabandimi me medikamente. Njësitet anti-kontrabandë kanë selektuar për kontroll në vijën e dytë një autobus të linjës Tiranë-Prishtinë me dyshimin se barte mallrat të kontrabanduara”.
“Kontrolli ka arritur të zbulonte mallrat e fshehura të cilat tentoni të kontrabandohen përmes autobusit dhe me këtë rast janë gjetur mallra të padeklaruar, respektivisht medikamente si në vijim: Injeksione REVOLAX DEEP with LIDOCAINE – 60 copë; REVOLAX SUB-Q LIDOCAINE – 60 copë; REVOLAX FINE LIDOCAINE – 5 copë; tableta Desinfektues të Klorit Diversy Suma 1×300 – 16 pako; dhe xhama me dioptri të ndryshëm”, thuhet në njoftim.
Të gjitha mallrat janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.