Në një operacion të suksesshëm të Njësive të Doganës së Kosovës sot në regjionin e Prizrenit, është zbuluar një sasi e madhe e barnave të paligjshme, të fshehura në vende të ndryshme.
Këto barna ishin kontrabanduar në Kosovë dhe si rezultat i punës operative, është identifikuar lokacioni (barnatore) e cili sot u bastis.
Janë sekuestruar plot 633 paketime barnash me një vlerë mbi 5 000 euro.
Dogana i fton qytetarët të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë që mund të ndihmojë në luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve ilegale.