Dogana sekuestron pjesë të veturave të prodhimit serb në një objekt në Gjilan

Dogana sekuestron pjesë të veturave të prodhimit serb në një objekt në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kundërvajtjes doganore në Gjilan.

Përmes një postimi në Facebook, Policia ka bërë të ditur se kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren, ku pas pranimit të informatave për posedim të mallrave të kontrabanduara dje është kontrolluar një subjekt afarist në Gjilan.

Gjatë kontrollit të këtij subjekti janë gjetur mallra (pjesë të ndryshme të automjeteve), të gjitha prodhime serbe për të cilat nuk ka pasur dokumente përkatëse.

Lidhur me rastin, mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme.

Related Articles