Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amrikës për dialogun me Serbinë, Richard Grenell, ka bërë një reagim në lidhje me dokumentin jozyrtar nga një medium slloven, në të cilin flitet për ndryshimin e territoreve Kosovë-Serbi.
Më saktësisht, Grenell i ka reaguar një mediumi të Lindjes së Mesme “Al Jazeera”, ku thuhet se ky dokument ngjallë frikën për dhunë në rajon.
Ish-ambasadori i përfshirë në çështjen Kosovë-Serbi, thotë se nuk ka dëgjuar që dikush në Bashikimin Evropian apo në SHBA i ka dhënë kredibilitet këtij dokumenti.
“Nuk kam dëgjuar askënd as në BE as në qeverinë e SHBA-ve që t’i jap kësaj kredibilitet. Media po i zmadhon spekulimet”, ka shkruar Grenell.