Dorëzohet kallëzim penal ndaj ministres Albulena Haxhiu dhe zëvendësit të saj

Dorëzohet kallëzim penal ndaj ministres Albulena Haxhiu dhe zëvendësit të saj

Të hënën e 12 shtatorit është dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe zëvendësit të saj, Blerim Sallahut.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, mund t’ju konfirmojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka pranuar kallëzimin penal lidhur me çështjen për të cilën keni shprehur interesim dhe është duke e trajtuar”, ka thënë Ulaj.

Bazuar në raportimet e tjera në media është thënë se kallëzimi penal është bërë nga udhëheqësi i një departamenti në Ministrinë e Drejtësisë, Elbasan Dervishi.

Mirëpo nga Prokuroria nuk kanë dhënë detaja të tjera rreth procesit të hetimeve.

Related Articles