Federata e Futbollit e Kosovës ka marrë masa të rrepta ndaj FC “Drita” pas incidenteve të ndodhur në ndeshjen me Feronikelin, raporton Gazeta “Enigma”.
Pas dënimit me 1 mijë euro për klubin, FFK-ja ka vendosur edhe suspendimin e drejtorit të klubit, Feti Murseli, për tre muaj.
Murseli, edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokollin zyrtar, ka hyrë në fushën e lojës pas përfundimit të ndeshjes dhe ka ofenduar gjyqtarin kryesor, duke vazhduar me ofendime edhe në korridorin e zhveshtoreve.
FFK ka marrë këtë vendim në përputhje me Rregulloren disiplinore.
“Drejtori i FC “Drita”, Feti Murseli. Edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokolin zyrtar pas përfundimit të ndeshjes hyn në fushën e lojës dhe ofendon gjyqtarin kryesor duke vazhduar me ofendime edhe në korridorin e zhveshtoreve. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drita – Feronikeli 74. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika J të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) muaj mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK”, njofton FFK.