Pa dyshim se në këto ditë kur temperatura ngritet deri në 40 gradë Celsius, kjo do të ndikoj edhe në shëndetin tonë, shkruan Gazeta Enigma.
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani, ka thënë për ‘Gazetën Enigma’ se Hipertemia është sëmundje e të nxehtit, e cila shfaqet në raste të rritjes së temperaturës së brendshme trupore.
“‘Sëmundja e të nxehtit’, ‘Hipertermia’ është gjendje e rritjes së temperaturës së brendshme trupore, e cila shfaqet si pasojë e krijimit të tepërt të nxehtësisë në organizëm, ose si pasojë e moslargimit të tepërt të nxehtësis nga organizmi”, tha ai.
Lenjani shtoi më tej se ‘Hipertermia’ mund të emërtohet si sindrom, që paraqitet si pasojë e ndikimit të temperaturave të larta dhe lagështisë nga mesi i jashtëm.
“Hiperteremia shkaktohet nga: temperaturat e larta të ambientit të jashtëm; lagështia e lartë relative; rritja e aktivitetit fizik; të moshuarit; fëmijët e vegjël; nënat shtatëzana; sëmundjet e mëparshme; sistemit nervor qendror; kardiovaskulare’ të frymëmarrjes; diabeti; dehidrimit; përdorimi i barnave dhe alkoolit; trashësia, sëmundjet e veshkave; retardimi mental; funksioni i shtuar i gjëndrës tiroide dhe sëmundjet e lëkurës” tha ai për ‘Gazetën Enigma‘.
Lenjani më pas sqaroi se gjendjet e Hipertermisë mund të klasifikohen dhe të renditen në pesë grupe:
Sinkopa nga veprimi i të nxehtit, Shtangimet nga të nxehtit, Plogështia nga të nxehtit, Goditja nga të nxehtit dhe Diellosja.
Lejnani ka potencuar edhe domosdonë e masave që duhet ndërmarrë, për ruajtjen e organizmit nga temperaturat e larta.
“Që trupi ynë të funksionojë si duhet, është e nevojshme që të ruhet temperatura e trupit brenda kufijve të normales, i cili është një proces kompleks”, shtoi ai për Enigmën.
Në raste të temperaturave të larta, trupi ynë mbronë veten duke rritur qarkullimin e gjakut përmes lëkurës dhe djersitjes.
Qendra e termorregullimit është e vendosur në hipotalamus. Nën ndikimin e temperaturave të larta të ambientit, mund të ndodhin ç’rregullime të ndryshme shëndetësore, nga më të lehta deri te ato më të rënda, të cilat mund të jenë potencialisht të rrezikshme për jetën.
“Askush nuk i pëlqen temperaturat e larta (ose nxehtësinë) gjatë verës, kështu që nxehtësia tropikale mund të shkaktojë probleme serioze tek të sëmurët dhe tek personat plotësisht të shëndetshëm”, tha ai.
“Armiku kryesorë në trupin tonë është djegia nga dielli dhe goditja nga nxehtësia”, tha Lenjani./Gazeta Enigma/