Drejtori i Policisë: Në sulm janë përdorur 15 deri në 20 kilogramë eksploziv

Drejtori i Policisë: Në sulm janë përdorur 15 deri në 20 kilogramë eksploziv

Policia e Kosovës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media, pas sulmit të mbrëmshëm në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok.

Në këtë konferencë kanë dalë drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Hoxha ka thënë se vetëm në gjashtë muajt e fundit janë evidentuar gjashtë raste të shpërthimeve, në komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

Ai ka thënë se sulmi i mbrëmshëm në Zubin Potok ka qenë nga një grup i mirë organizuar, të cilët kanë njohuri në përdorimin e mjeteve shpërthyese.

Mes tjerash, Hoxha tha para mediave se në këtë sulm është përdorur një sasi e konsiderueshme e eksplozivit, rreth 15 deri në 20 kilogramë.

Related Articles