Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutave në një kafiteri në Gjilan, ku ka mbetur i vdekur një person, raporton Gazeta Enigma.
Rastin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se është arrestuar kryesi i veprës.
Ndërsa, Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Ukshin Ismajli, për Gazetën Enigma tha se personi ka ardhur në emergjencë pa shenja jete.
“Nuk kemi emër dhe mbiemër dhe as moshën aj ka ardhur pa shenja jete, me rastin është duke u marr policia dhe organet komptente. Fatkeqësisht ka ardhur vetëm nje pa shenja jete, te lënduar te tjetër nuk kemi deri tash”, tha Ismajli për Gazetën Enigma, derisa theksoi se nuk ka informata më shumë në lidhje me këtë.