Drita kërkon këndelljen, e sfidon kampionen

Drita kërkon këndelljen, e sfidon kampionen

Java e tetë e Superligës së Kosovës do të mbyllet sot (e dielë) me tri ndeshje interesante në program.

Ndeshja kryesore e ditës së sotme do të zhvillohet në Gjilan, pasi ballafaqohen Drita dhe Prishtina. Kjo përballje do të sjellë rivalitet të fortë dhe opsioni i vetëm për dy skuadrat është fitorja.

Takim tjetër interesant zhvillohet në Podujevë, ku Dukagjini sfidon Llapin. Llapjanët ende nuk kanë arritur fitoren e parë në elitë, derisa klinasit kërkojnë të dytën me radhë.

Ndërkaq edhe në Drenas pritet një përballje e fortë, derisa do të ndeshen Feronikeli dhe Ulpiana. Ekipi lipjanas ka ditur të befasoj skuadra të mëdha këtë edicion dhe nuk shkon e dorëzuar ndaj Feronikelit, megjithatë as “Industrialistët” nuk qëndrojnë duar-kryç dhe kërkojnë fitoren e tretë në këtë sezon.

Këto tre ndeshje zhvillohen nga ora 15:00 dhe Sheshi.info do të ju mbaj të informuar minutë pas minuti.

Related Articles