Drita me një këmbë në finale të Kupës së Kosovës, fiton me lehtësi ndaj Ramiz Sadikut

Drita me një këmbë në finale të Kupës së Kosovës, fiton me lehtësi ndaj Ramiz Sadikut

Drita ka shënuar fitore të lehtë me rezultat 3-0 ndaj Ramiz Sadikut në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Albin Krasniqi shënoi për 1-0 në minutën e 8-të.

Mesfushori Hamdi Namani shënoi për 2-0 në minutën e 13-të.

Për rezultatin 3-0 shënoi mesfushori mitrovicas Muharrem Jashari në minutën e 39-të.

Ndeshja e kthimit do të luhet për formalitet pasi gjasat janë të vogla që skuadra nga Liga e Parë ta rikthej rezultatin./GAZETA ENIGMA/

Related Articles