Mesjava është e rezervuar për derbin më të madh në Superligën e Kosovë në futboll.
Të mërkurën me fillim nga ora 13:00 do përballen mes vete skuadra e Gjilanit dhe Dritës.
Sot janë publikuar edhe njoftimet zyrtare nga të dy klubet përkatëse. Ajo që shihet në këto postime është se skuadra e Dritës ka provokuar rivalin lokal duke e publikuar njoftimin me logon e vjetër të Gjilanit.
Kurse, në këtë aspekt skuadra e Gjilanit është treguar korrekte.
Kujtojmë se derbin e fundit të zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë e fituan të besuarit e trajnerit, Ismet Munishi me rezultat të pastër 0-2.