Trajneri i mirënjohur kosovar i xhudos, Driton Kuka ka reaguar pas humbjes së kombëtares sonë nga Rumania mbrëmjen e së premtes në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.
Kombëtarja e Kosovës është mposhtur nga Rumania me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e vlefshme për Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve për edicionin 2024/25.
Kjo humbje e ‘Dardanëve’ ka bërë që kritikat dhe ‘shigjetat’ ndaj lojtarëve dhe stafit të jenë të mëdha nga tifozë dhe qytetarët e Kosovës.
Megjithatë, trajneri i trofeshëm i xhudos, Driton Kuka, në një postim në profilin e tij në ‘Facebook’ ka bërë thirrje që lojtarët dhe ekipi të përkrahen edhe në ditë të keqe.