“Ne duhet të jemi të dëshmojmë se jemi të aftë dhe të gatshëm që t’i hapim dyertë për strehimin e afganëve në Kosovë”, shkruan Gazeta Enigma.
Kështu ka thënë për Gazetën “Enigma” ish ambasadori i Kosovës në SHBA dhe Turqi, Avni Spahiu, derisa ka vlerësuar si hap të duhur gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për pranimin e refugjatëve afganë, pas kërkesës së SHBA-ve.
Spahiu ka theksuar se përderisa kjo është kërkesë e SHBA-së, atëherë sipas tij aleati kryesorë dhe nuk ka si t’i thotë jo kësaj kërkese.
“SHBA-ja ka shpenzuar trilionë dollarë për ngritjen e kapaciteteve ushtarake në Afganistan, por, sulmet e vazhdueshme terroriste bënë kthesë të madhe, duke nxjerr në shesh dështimin e udhëheqësve të Afganistanit në luftën e tyre ndaj talibanëve”, ka thënë ai, derisa sipas tij kjo mund të jetë shkak i marrëveshjeve midis Talibanëve dhe ish-presidentit Trump.
Ai ka folur edhe për aspektin humanitar duke e ditur gjendjen në të cilën gjendet Afganistani.
Spahiu ka thënë se në aspektin humanitar Kosova do të ballafaqohet së shpejti me valë të refugjatëve, derisa sipas tij tani ka afër gjysmë milioni refugjatë afganë që janë gati të dalin jashtë vendi.
“Ne vetë kemi qenë një periudhë refugjatë ku na kanë hapur derën shumë vende demokratike për popullin e Kosovës dhe ne nuk e kemi harruar këtë prandaj në duhet të dëshmojmë se jemi të aftë dhe të gatshëm që t’i hapim dyert për ata që janë në ditë të vështira”.
Ndërsa, edhe drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, e cilëson si të duhur vendimin e Qeverisë për strehimin e afganëve.
Ai për Gazetën “Enigma” se vendimi i fundit i Qeverisë për strehimin e afganëve mund të konsiderohet si një borxh ndaj SHBA-së në një situatë të cilën e Kosova e ka kaluar edhe ne 20 vjet më parë.
Kurse, sa i përket asaj se a ka Kosova kapacitet për strehimin e tyre, Miftaraj tha se Kosova ka kapacitete të mjaftueshme për të bërë strehimin e afganëve, për çka nuk beson që mund të ketë ndonjë rrezik eventual.
“Duhet të ekzistojë forca e vendit tonë, vullneti politik që t’i presim këta afganë, dhe që ata të konsiderojnë Kosovën si një vend që i respekton të drejtën themelore dhe i mbron ata për të jetuar”, tha ai.
Miftaraj shtoi se këta banorë afganë nuk duhet paragjykuar në asnjë moment dhe se nuk duhet të shihen si rrezik për vendin, por si viktima.
“E para nuk duhet asnjëherë të paragjykojmë këta persona, thjesht në këtë fazë është një krizë humanitare e që jeta është më e vlefshme, andaj më me rëndësi është që jo vetëm Kosova, por edhe shtetet tjera duhet t’i shohin si viktima, dhe që të gjithë akterët e shtetit nuk duhet t’i shohin si rrezik për vendin, por si viktima”, ka thënë Miftaraj.
Ndërsa, Qeveria e Kosovës të hënën në mbrëmje (16 gusht) ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për dhënien e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.
Ndryshe, Afganistani është pushtuar nga talebanët vetëm për ta rrëmbyer pushtetin nga këta të fundit, derisa ish dimplomati, Avni Spahiu, tha për Gazetën “Enigma” se pas pushtimit në Afganistan nga talebanët, i gjithë rajoni ka mundësi të shkëputet nga proceset demokratike.
/Gazeta Enigma/.