Shefi i ri i OSBE-së, Ian Borg, ka pohuar se duhet të bëhet progres në dialog.
Ai, në një konferencë për media pas vizitës së tij zyrtare në Kosovë, ka thënë se duhet të ketë zbatim të marrëveshjeve të arritura deri tani mes Serbisë dhe Kosovës.
“Diskutuam për potencialin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, çështjen e sigurisë dhe stabilitetin në gjithë regjionin. Duhet të ketë zbatim të marrëveshjeve të arritura. Ne mbështesim dialogun”, ka thënë Borg.