Një ditë pasi ish-Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, u dënua me 3 vjet e tetë muaj burgim lidhur me ndarjen e 53 milionë eurove për Bechtel Enkan për Autosradën “Arbën Xhaferi”, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka dalë me një reagim.
Ai ka thënë se nuk bëhet fjalë për 53 milionë euro, por për 97 milionë. Sipas tij, “Bechtel Enka” është paguar edhe me një shumë tjetër në vlerë 44 milion euro, raporton Express.
“Nuk bëhet fjalë për 53 milion por për 97 milion euro. Përveq 53 milion euro Bechtel Enka është paguar edhe me një shumë tjetër në vlerë 44 milion euro. Edhe pse kontrata ka qenë “llamsam” (me qelësa në dorë) dhe me këtë lloj kontrate nuk lejohen punët shtesë, pa asnjë procedurë të prokurimit Bechtel Enka-s i janë paguar edhe 44 milion euro shtesë’, ka shkruar Durmishi.