Të mërkurën e 17 dhjetorit do të hapet për qarkullim ura për këmbësorë mbi lumin Ibër, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, përmes një postimi në Facebook, ku edhe ka njoftuar se nesër bashkë me kryeministrin, Albin Kurti, do ta bëjnë hapjen solemne duke filluar nga ora 16:00.
Durmishi tutje ka theksuar se kjo do të jetë një urë që e bashkon Mitrovicën, e cila do të jetë në funksion të të gjithë qytetarëve pa dallim.
“Të dashur qytetarë kanë mbetur më pak se njëzetë e katër orë deri në hapjen e urës për këmbësorë, këtu mbi lumin Ibër. Nesër në ora 16:00 bashkë më kryeministrin Albin Kurti, do ta presim shiritin dhe kjo urë do të jetë në funksion të të gjithë qytetarëve pa dallim. Kjo është një vepër hidraulike, artistike, jo vetën një urë thjesht për këmbësorë”, tha Durmishi.
“Një urë që e bashkon qytetin, një urë që e bashkon Mitrovicën”, tha ai. /Gazeta Enigma/
