Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka treguar se sipas kontratës së re të nënshkruar për punën në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, projekti duhet të përfundojë në fillim të vitit tjetër.
“Sot kemi nënshkruar kontratën dhe sipas planit dinamik, projekti do të mbyllet fika pas një viti nga sot. Bëhet fjalë për një vit kalendarik”, është shprehur Durmishi në konferencë, njofton KlanKosova.tv.
“Sot një vit kontraktori e ka për obligim ta përfundojë projektin”.
“Do të kujdesemi për fazën e parë që punimet deri në Vushtrri të kryhen në pjesën e parë të vitit që në kohën kur të vijnë mërgimtarët pjesa e rrugës të jetë e përfunduar”.
Durmishi ka thënë se kontrata paraprake është shkëputur pasi që punimet nuk janë kryer sipas pajtueshmërisë.