Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjet që humbën më të dashurit e tyre gjatë ditës së djeshme në dy aksidente trafiku, raporton Gazeta Enigma.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka apeluar për kujdes të shtuar në komunikacion.
“Zemrat tona janë me familjet Ramadani dhe Gjergjaj, që humbën të dashurit e tyre në aksidentet e sotme. Tek të gjithë qytetarët e Kosovës apeloj që të shtojnë kujdesin në komunikacion dhe uroj që asnjë familje të mos përjetojë tragjedi të tilla”, ka shkruar Haradinaj.
Kujtojmë se dy aksidente të rënda trafiku ndodhën dje gjatë ditës, njëri në Koshare të Ferizajt ku mbetën të vdekur katër anëtarë të familjes Ramadani dhe një vetaksident në rrugën Pejë-Prishtinë, nga i cili humbi jetën drejtuesi i automjetit.