Dy këmbësore goditen nga vetura në Prishtinë

Dy këmbësore goditen nga vetura në Prishtinë

Dy vajza dyshohet se janë goditur nga një veturë, derisa po kalonin në vendkalim për këmbësor në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

“Sot rreth orës 14:30, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe dy këmbësore. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona (këmbësoret)”, thuhet në përgjigjen e policisë për Gazetën Enigma.

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

Related Articles