Dy oficerë të FSK-së diplomojnë në ShBA

Dy oficerë të FSK-së diplomojnë në ShBA

Dy oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë përfunduar me sukses Kursin  e Karrierës së Kapitenit të Manoveres (MCCC) në Qendrën e Ekselencës së Manovrave (MCoE), në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për Çlirim Morninën dhe Bardhyl Dugollin.

Siç bën të ditur FSK-ja, ky kurs prestigjioz përgatit liderët për të marrë përgjegjësi si komandantë të kompanive dhe oficerë të stafit, duke u fokusuar në luftimin e kombinuar të armëve në nivel taktik.

“Kapitenët tanë kanë treguar përkushtim dhe aftësi të larta, duke kaluar me sukses vlerësime të strikte në procedurat e komandës, menaxhimin e trajnimit të njësisë, dhe procesin e vendimmarrjes ushtarake”.

“Gjithashtu me përkushtimin e tyre ata kanë treguar aftësi të jashtëzakonshme në të menduarit në fushëbetejë, komunikimin efektiv, dhe kujdesin për ushtarët dhe familjet e tyre”, thuhet në një njoftim të FSK-së. /Gazeta Enigma

Related Articles