Dy persona humbin jetën dhe 343 raste të reja me COVID në Shqipëri

Dy persona humbin jetën dhe 343 raste të reja me COVID në Shqipëri

Dy persona me COVID kanë vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri, duke e çuar kështu numrin e viktimave nga pandemia atje në 3180.

Ndërkohë, janë konfirmuar edhe 343 raste të reja, nga gjithsej 3696 testime të kryera, ndërsa 333 të tjerë janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Janë 5,173 pacientë aktivë me COVID-19 në gjithë Shqipërinë.

Related Articles