“Dy persona në gjendje të rëndë, sot transferohen në Zagreb”, detaje nga gjendja e të lënduarve në Kroaci

“Dy persona në gjendje të rëndë, sot transferohen në Zagreb”, detaje nga gjendja e të lënduarve në Kroaci

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka treguar për gjendjen shëndetësore të të lënduarve nga aksidenti i djeshëm në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona.

Gërvalla ka thënë se dy pacientë janë në trajtim intensiv, njëri prej tyre tashmë në gjendje stabile.

Ajo ka theksuar se vetëm një pacientë është duke u trajtuar në spitalin e Zagrebit.

“Vetëm një nga të lënduarit është dërguar për arsye specifike mjekësore në Zagreb, të gjithë të tjerët janë vendosur në spitalin e qytetit. Dy nga pacientët ende ndodhen në trajtim intensiv, njëri prej tyre në gjendje tashmë stabile. Të gjithë të tjerët janë në gjendje stabile shëndetësore dhe shumë prej tyre pritet të lirohen nga spitali gjatë ditës së sotme. Sipas informacioneve të mjekëve kroatë, edhe gjendja e pacientit në Zagreb është e mirë dhe stabile”, ka bërë të ditur Gërvalla.

Ndryshe ministrja së bashku me kryeministrin Albin Kurti janë duke u kthyer në Kosovë, pas vizitës që iu bënë mbrëmë të lënduarve nga ky aksident.

Related Articles