Dy persona të dyshuar janë arrestuar nën dyshimin për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Rasti ka ndodhur më 29 mars në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit e kanë sulmuar zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt.