Dy prej policëve të aksidentuar në veri janë transferuar në QKUK për trajtim

Dy prej policëve të aksidentuar në veri janë transferuar në QKUK për trajtim

Nga Spitali i Mitrovicës kanë dhënë detaje të reja mbi gjendjen e policëve që u aksidentuan me autoblindë në veri, raporton Enigma.

Dy policë të lënduar në aksidentin me autoblindë në Graboc janë dërguar në QKUK për trajtim, ndërsa edhe dy të tjerë pritet të nisen për pak.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa-Hakaj.

“Dy prej tyre janë transferu në QKUK, ndërsa edhe dy të tjerë janë duke u përgaditur për transferim”, tha ajo.

Kujtojmë se nga ky aksident mbetën të lënduar 8 policë.

Related Articles