Rreth mbrëmes të së shtunës një vajzë e mitur dyshohet se është dhunuar nga pesë persona.
Rasti është lajmëruar në polici nga nëna e viktimës rreth mesnatës.
Dy persona janë arrestuar si të dyshuar lidhur me rastin.
Ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga ana e Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha në një intervistë në emisionin Info Magazine në Klan Kosova se të dyshuarit kanë lidhje familjare.
Ulaj theksoi se po punohet intensivisht në hetimin e këtij rasti.