Dy të plagosur nga të shtënat me armë në Gjakovë

Në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë kanë ndodhur të shtëna me armë zjarri, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia Rajonale e Gjakovës, ndërsa dyshohet se  dy persona kanë mbetur të plagosur, njoftoi zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjakovë, Nusret Gjurkaj, për Gazeta Enigma.

Patrullat e St. Policor kanë shkuar ne vendngjarje si dhe është njoftuar Autoambulanca. Pas të shtënave personat e dyshuar janë larguar nga vendi ngjarjes, ka shtuar zëdhësi i Policisë, Nusret Gjurkaj.

Related Articles