Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Mitrovicës dhe atë të Mitrovicës së Veriut, në kuadër të përpjekjeve për zhvillimin e projekteve të përbashkëta infrastrukturore që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve në të dy komunat.
Projekti i parë që do të realizohet në kuadër të këtij memorandumi është ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër, të cilat pritet të lehtësojnë qarkullimin dhe të shërbejnë si urë komunikimi mes komuniteteve në të dy anët e qytetit.
Postimi i plotë i Aliut:
Memorandum Bashkëpunimi mes MMPHI-së dhe Komunave të Mitrovicës dhe Veriut.
Bashkë me Kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, dhe Nënkryetarin e Mitrovicës, Arian Tahiri, në prani edhe të Kryesuesit të Bordit të Mitrovicës, Elbert Krasniqi nënshkruam Memorandum për mbështetje në projekte infrastrukturore mes MMPHI-së dhe të dy komunave; për një qytet më të lidhur, më funksional dhe më të jetueshëm për të gjithë banorët.
Memorandumin e filluam me nënshkrimin e projektit të përbashkët të ndërtimit të dy urave të reja mbi lumin Ibër, projekte këto që do të lehtësojnë qarkullimin e qytetarëve të të dy komunave dhe do shërbejnë si infrastrukturë në komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet qytetarëve, duke forcuar integrimin social dhe zhvillimin ekonomik në të dy anët.