Dy vdekje dhe 14 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Dy vdekje dhe 14 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar dy raste të vdekjes, dhe 14 raste pozitive me COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.

Gjatë kësaj periudhe janë dhënë 9.795 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas MSh-së prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.456.845 doza të vaksinës.

Deri më sot 632.567 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 74 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.333.

Në total numri i rasteve aktive është 1.095/Gazeta Enigma.

Njoftimi i plotë:

Related Articles