Dy vetura të misionit të EULEX-it, janë aksidentuar në një rrugë lokale në Zveçan.
Si pasojë e këtj aksidenti, një person ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Shefi i Operativës të Policisë në veri, Petrit Fejza, tha se dy veturat kanë qenë duke ecur njëra pas tjetrës, kur janë përfshirë në aksident.
“Dëmet janë të vogla, nuk ka pasur diçka të madhe. Dy veturat që kanë qenë duke ecur njëra pas tjetrës janë aksidentuar. Dyshohet se njëra prej veturave e ka goditur dheun që ka qenë në rrugë dhe tjetra që nuk ka mbajtur distancë e ka goditur këtë të parën”, tha Fejza.
“Një person ka deklaruar se ka pësuar lëndime, dhe u dërgua për trajtim mjekësor”, deklaroi tutje ai.
