Vetëm edhe dy xhiro kanë mbetur për t’u zhvilluar në Superligën e Kosovës në futboll deri në fund të edicionit garues 2022/23.
E kur jemi në këtë pikë të sezonit, shumë gjëra janë të paqarta, si në luftën për titull, ashtu edhe në atë për mbetje në Superligë.
Sa i përket titullit, lufta e madhe po vazhdon ndërmjet Ballkanit dhe Dritës, edhe pse kjo e fundit bëri një hap flas në xhiron e 34 duke u ndalur me barazim 1-1 në derbi me Gjilanin.
Ky barazim, i ndjekur edhe nga fitorja e Ballkanit 1-0 ndaj Llapit, ka bërë që Drita të humb epitetin e liderit të tabelës duke mbetur dy pikë prapa Ballkanit.
Sa i përket mbijetesës, Drenica tashmë është përshëndetur nga elita e futbollit vendor, ndërsa në luftë mbeten Trepça ’89, Ferizaj, Malisheva dhe Llapi.
Sa i përket daljes në garat evropiane, përveç Ballkanit e Dritës, favorit është edhe Gjilani që po e runa pozitën e tretë, por aty është edhe Dukagjini që po lufton për ta kapur këtë objektiv.
Kjo është renditja e plotë pas 34 xhirove:
Ballkani 69 pikë
Drita 67
Gjilani 52
Dukagjini 47
Prishtina 45
Llapi 42
Malisheva 40
Ferizaj 38
Trepça ’89 37
Drenica 23.