F.K nga Gjakova, po akuzohet nga dy vajzat e tij 14 dhe 15 vjeçare se kishte dhunuar njërën e tjetrën e kishte sulmuar seksualisht.
Rastet, njëri prej të cilëve thuhet të ketë ndodhur më shumë se një herë, dyshohet se u kryen në dy vitet e kaluara, por që për shkak të kërcënimeve nga i ati, të miturat kishin heshtur.
Burri u ndalua nga policia. E vajzave do t’u kryhen ekzaminimet e nevojshme.
Prokuroria në Gjakovë të martën kërkoi që i dyshuari të qëndrojë në paraburgim për 30 ditë.