Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën ‘Sadete Mekuli’.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se viktima është 28-vjeçari, Liridon Sherifi.
Ekipi mjekësor i Emergjencës bashkë me njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku pasi kanë hapur derën e dhomës ku ndodhej viktima, e kanë gjetur atë pa ndjenja.
Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.
Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.