E fundit: Humb jetën njëri nga të plagosurit në Prishtinë

E fundit: Humb jetën njëri nga të plagosurit në Prishtinë

Para pak minutash u raportua për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sonte në kryeqytet. Sipas informacioneve të para nga sinjalizuesit, raportohej për dy të plagosur, mirëpo Sinjali mëson se bëhet fjalë për tre persona të plagosur, dy burra dhe një grua.

Sinjali mëson se njëri nga viktimat nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve të marra dhe si pasojë ka humbur jetën.

Në anën tjetër, dy të plagosurit po ashtu janë dërguar në Emergjencë dhe sipas informacioneve të para, që të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Related Articles