E injoroi thirrjen e Prokurorisë dy herë – A mund të arrestohet Kurti për mos dhënie të dëshmisë?

E injoroi thirrjen e Prokurorisë dy herë – A mund të arrestohet Kurti për mos dhënie të dëshmisë?


Thirrjet Prokurorisë ndaj kryeministrtit Kurtit për intervistim për rastin e rezervave shtetërore, si duket po përfundojnë në “vesh të shurdhër”.

Kurti që dy herë radhazi nuk iu përgjigj ftesës së këtij organi, ani pse edhe Gjykata lëshoi udhër që e obligon atë të dëshmoj në Prokurori, shkruan Gazeta Enigma.

Gjykata kishte lëshuar urdhër që e obligon kryeministrin Albin Kurti, që më 4 mars të paraqitet në Prokurorinë Speciale, për të dhënë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit.

Por, që ky i fundit në ora 10:00 nuk u paraqit në Prokurorinë Speicale, përkundrazi agjenda e tij ishte në qytetin e Gjilanit, ku mori pjesë në vënien e gurit themeltar të një çerdheje të re.

Çka mund të ndodh tutje nëse vazhdon Kurti të refuzoj të paraqitet në Prokurori?

Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) – thekson se me refuzimin për tu paraqitur në Prokurori për dëshmi, kryeministri Kurti mund të përfundoj në pranga.

“Fillimisht, duhet theksuar faktin se skena e refuzimit të kryeministrit për të dhënë dëshminë e tij, në cilësi të dëshmitarit, nuk paramendohet të ndodhë në një shtet që udhëhiqet nga parimet e qeverisjes së mirë dhe në të cilin ka sundim të ligjit. Pa gjykuar përfundiin e asnjë rasti, një kryeministër duhet të bashkëpunojë dhe jo t’i refuzojë institucionet e sistemit të drejtësisë”, u shpreh Shala për Enigmën.

Sipas Shalës në rast se Kurti vazhdon të mos pranoj të paraqitet do të dënohet me një gjobë prej 250 euro dhe duhet të caktohet një datë e re, e në rast se nuk paraqitet përsëri – Gjykata mund të urdhërojë burgosjen e Kurtit.

“Sa i përket aspektit procedural, ndaj kryeministrit tanimë ka një urdhër të Gjykatës që i njëjti të dëhsmojë. Mos paraqitja e kryeministrit në këtë rast tanimë nuk është vetëm mos përgjigje ndaj ftesës së Prokurorisë por edhe mos përgjigje ndaj urdhërit të Gjykatës. Sipas nenit 132 të Kodit të Procedurës Penale, në këtë situatë, pas refuzimit të kryeministrit për të dëshmuar, Gjykata, sipas njoftimit të Prokurorisë, shqipton gjobë deri në 250 euro dhe cakton një ditë të re, në të cilën e obligon në këtë rast dëshmitarin të paraqitet për të dëshmuar. Nësë përsëri dëshmitari nuk paraqitet, atëherë Gjykata mund të urdhërojë burgosjen deri në 1 muaj”, përfundoi Shala nga IKD.

Edhe, avokati Ardian Bajraktari, potencoi se sipas Kodit të Procedurës Penale, në rast se një dëshmitar nuk paraqitet pas thirrjes, dhe nuk e arsyeton mosparaqitjen, gjyqtari i procedurës paraprake ka të drejtë ta detyrojë të paraqitet.

“Sipas Kodit të Procedurës Penale, dëshmitari i cili është thirrur me rregull nëse nuk paraqitet, e mosparaqitjen nuk e arsyeton gjyqtari i procedurës paraprake sipas detyrës zyrtare apo kërkesës së prokurorit, veprim ky i cili tashmë është ndërmarrë nga ana e gjykatës”, u shpreh Bajraktari për Enigmën.

“Pasi që gjykata ka urdhëruar kryeministrin të paraqitet në Prokurori, nëse i njëjti nuk paraqitet, atëherë gjyqtari i procedurës paraprake e dënon atë me gjobë deri në dyqindepesëdhjetë (250) Euro për çdo herë që nuk paraqitet.

Ndër të tjera, Bajraktari tha se ai mund të burgoset deri në një muaj nëse vazhdon të refuzojë të dëshmojë.

“Nësë dëshmitari vazhdon të refuzojë të dëshmojë pasi që është dënuar me gjobë, ai mund të burgoset. Burgimi zgjatë derisa dëshmitari nuk pranon të dëshmojë apo derisa dëshmimi i tij bëhet i panevojshëm, ose derisa procedura të përfundojë, por jo më shumë se një (1) muaj”, deklaroi Bajraktari.

Sipas tij, një veprim i tillë është i papranueshëm e veçmas kur vjen nga kreu i Qeverisë.

Gjithashtu, Bajraktari sugjeroi që Prokurori i Shtetit të udhëzojë policinë për të realizuar procedurat e nevojshme.

“Një qasje e tillë mos përfillëse ndaj institucioneve të drejtësisë është e papranueshme kushdo qoftë, e aq më pak nga kryeminsitri i vendit, sepse me këto veprime po sfidohet seriozisht sistemi i drejtësisë”, thotë ai.

“Ndoshta do të ishte mirë që të shikohet mundësia që Prokurori i shtetit ta udhëzojë policinë që të kryesj këtë veprim procedural, përkatësisht ta zbatojë marrjen në pyetje, në pajtim me nenin 118 paragrafi 1 të Kodit të Procedurës Penale”, tha avokati për Enigmën.

Çfarë deklaroi Prokuroria Speciale për mosparaqitjen e Kurtit?

Ndërkohë nga Prokuroria Speciale kanë konstatuar se kryeministri Albin Kurti nuk është paraqitur as sot në organin e specializuar për hetimin dhe ndjekjen penale për ta dhënë dëshminë e tij në rastin e dyshimeve për keqpërdorimet me rezervat shtetërore.

‘Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas interesimit të shumë gazetarëve, informon se dëshmitari A.K. nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij edhe përkundër faktit se i njëjti ka qenë i obliguar me Urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.04.225 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciela theksoi se “edhe në këtë rast penal, sikurse në të gjitha rastet e tjera do të veproj duke respektuar legjislacionin në fuqi”

Kurti i dërgon mesazhe Prokurorisë nga Gjilani – e akuzon për politizim

Kryeministri Kurti, akuzoi Prokurorinë se më shumë janë të interesuar ‘të mbushin ballinat e ndonjë portali të oligarkut sesa të sjellin drejtësi’.

“Shtrohet pyetja pse i humb prokuroria tre muaj. Për shkak se është më shumë i interesuar të mbushë ballinat e ndonjë portali të oligarkut sesa të sjellë drejtësi. Kurrë prokuroria e shtetit nuk ka qenë më e lirë për të vepruar. Fatkeqësisht lirinë po e përdorë, po e keqpërdorë për ta luftuar qeverinë dhe jo krimin e korrupsionit”, tha Kurti gjatë një vizite në Gjilan.

Kryeministri këmbënguli përsëri se është i gatshëm për dëshmi, por duke insistuar që prokurorët të vijnë në zyrën e tij.

“Së pari asnjëherë nuk kam thënë që nuk do të jap dëëshmi ose nësë e refuzoj, kam thënë që jam jo vetëm i gatshëm, por edhe i interesuar që të dëshmoj. Unë i mirëpres prokurorinë e shtetit në Zyrën e Kryministrit. Jo vetëm i dëshmitar apo edhe të pandehur. Qysh në dhjetor ka qenë e mundur të kryhet ky intervistim dhe të jepet dëshmia nga ana ime. Nëse prokuroria e ka pasë shumë të rëndësishme dëshminë time ai do të vinte tek ne”, përfundoi Kurti. /GAZETAENIGMA/

Related Articles