Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, vlerëson se Kosova nuk guxon të jetë jashtë tavolinës së CEFTA-s dhe Procesit të Berlinit ku flitet për tregun e përbashkët. Kjo për faktin se, siç thotë, ajo duhet të jetë palë e barabartë dhe të përfitojë nga tregu i përbashkët.
‘’Kërkesa jonë ka qenë që kjo masë të shfuqizohet. Për interes të shtetit është shumë më mirë që të largohet sesa të mos largohet masa dhe ne të përjashtohemi nga CEFTA dhe Procesi i Berlinit dhe prej tregut të përbashkët rajonal. Kosova nuk guxon të jetë jashtë tavolinës. Por, duhet të jetë palë e barabart dhe të përfitojë sikuse të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor”.”, tha Lulzim Rafuna, kryetar i Odes Ekonimike të Kosovës per rtv21.
Ndëkrohë, drejtori i Këshillit të Investitorëve Evropian, Emrush Ujkani, thotë se pjesëmarrja e Kosovës në CEFTA dhe në Proces të Berlinit e fuqizon subjektivitetin juridik të Kosovës në iniciativat rajonale.
‘’CEFTA është një marrëveshje rajonale dhe Kosova ka pasur vendin e vet nga 2006, por deri sot kurrë nuk kemi qenë të kënaqur me mënyrën se si Kosova ka arrite të përfitojë nga kjo marrëveshje. Por, unë mendoj se tash ka ardhë një momentum i ri dhe vendo jonë ka plotësisht të drejtë të thirret edhe në marrëveshjet e fundit të vitit të kaluar qoftë ajo e Brukselit apo planit të implementimit të saj në Ohër”., tha Ujkani.
Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, vlerëson se hapja e tregut të lirë do të ketë ndikim të madh për prodhimet e Kosovës.
‘’Interesi më i madh i të qenurit pjesë e ktyre iniciativave është i tregut të Kosovës i bizneseve të Kosovës kur kihet parasysh se ne në vendet e rajonit jemi 18 milionë konsumator”, tha Rafuna.
Drejtori i Këshillit të Investitorëve Evropian, Emrush Ujkani, pas vendimit të Qeverisë për heqjen e masës për importimin e mallrave serbe Kosova do të ketë progres.
‘’Hapë rrugë bashkëpunimit dhe zbatimit tutje në praktikë të marrëveshjes së CEFTA-s dhe unë mendoj se në këtë drejtim nuk do të flasim më për regres”, tha Ujkani.
Aktualisht nuk është e qartë ende se si do të përfaqësohet Kosova në CEFTA dhe në Proces të Berlinit. Serbia kishte kërkuar që Kosova të përfaqësohet me fusnotë në nismat rajonale. Por, pas marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit Kosova duhet të përfaqësohet me të drejta të plota. Kosova deri më tani përfaqësohej në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) përmes UNMIK-ut. Por, pas një marrëveshje në Bruksel në vitin 2013 midis Kosovës dhe Serbisë pjesëmarrja e Kosovës në iniciativat rajonale ishte lehtësuar duke u përfaqësuar me fusnotë.