Një person ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga automjeti, në dalje të fshatit Velekincë, raporton Gazeta Enigma.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Viktima është mashkull, shtetas kosovar, rreth moshës 36-vjeçare.
“Ju njoftojmë se më datën 29.08.2024, rreth orës 15:10, në dalje të fshatit Velekincë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, në mes të një veture dhe këmbësori. Dyshohet se viktima Shtetas i Kosovës, rreth moshës 36 vjeç duke trupua rrugën, është goditur nga një veturë, me tabela vendore. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësiti i Trafikut Rajonal, dhe ndihma e shpejtë. Mjeku kujdestar ka njoftuar se edhe për kundër ndihmës së ofruar në Emergjencën rajonale në Gjilanë viktima ka ndërruar jetë , si pasoj e plagëve të pësuara në aksident. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që drejtuesi i veturës të ndalet për 48 orë. Shkaqet se si ka ardh deri te ky rast i rëndë po hetohet nga Policia e Kosovës njësia e hetimeve të trafikut rajonal në Gjilan”, thuhet në njoftimin e Policisë.